U filmuan duke marrë para, dërgohet për gjykim dosja e tre zyrtarëve! Mes tyre edhe vëllai i ish-Presidentit! I pandehur dhe kirurgu Kostandin Balloma

Feb 12, 2024 | 11:23
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke kaluar për gjykim 3 ish- Inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekë.

SPAK

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, vëllain e ish- Presidentit Bujar Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi.

Dy mjekët Balloma dhe Baçi do gjykohen për korrupsion aktiv, ndërsa tre ish zyrtaret për ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë që mos t’i vinin gjobë për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Njoftimi i Gjykatës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Tiranë, më datë 12.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura