Një 79-vjeçar është gjetur i vdekur rreth orës 11:05 në banesën e tij në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet.
I moshuari me iniciale N. A., dyshohet se është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al