Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se biseda telefonike e kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin kishte hapur “kutinë e Pandorës” , duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.
“Tani mund të ketë biseda të tjera, telefonata të tjera. Vetëm shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij”, tha Zelensky në një fjalim pasdite.
Ukraina tha se bisedat telefonike me Vladimir Putin nuk sollën ndonjë vlerë të shtuar në rrugën drejt arritjes së një “paqeje të drejtë” në Ukrainë .
“Për më shumë se dy dekada, Putini ka përdorur bisedimet e gjata si një mjet për të çuar përpara interesat e tij. Aktualisht, bisedimet i japin Putinit vetëm shpresën për dobësimin e izolimit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Heorhii Tihii.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al