Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në via Lucrezia Aguiari, për drogë.
I riu u vu në pranga brenda një parkingu teka po i dorëzonte një blerësi, dy doza të vogla kokaine të mbështjella me celafon.
Pas kontrolleve, 29-vjeçari shqiptar u arrestua dhe klienti 22-vjeçar u denoncua në Prokurori si përdorues droge.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al