“U largova 40 minuta para se të vdiste”- Akuzohet se furnizoi Liam Payne me drogë, miku i ngushtë i yllit të “One Direction”: Kurrë s’e kam braktisur! Shkova 3 herë në hotel dhe…

Nov 8, 2024 | 9:29
SHPËRNDAJE

Miku i ngushtë i Liam Payne, Rogelio Nores ka mohuar se akuzat se braktisi ish-yllin e One Direction disa orë para vdekjes së tij.

liam payne nores

Për MailOnline, Nores, i njohur si ‘Roger’, mohoi të ishte i dyshuar për vdekjen e 31-vjeçarit dhe hodhi poshtë pretendimet se policia kishte bastisur shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Deklarata e tij vjen pasi prokurorët argjentinas, që hetojnë vdekjen e Liam Payne, konfirmuan arrestimin e tre të dyshuarve të cilët tani janë nën hetim zyrtar.

Një prej tyre raportohet se ishte një ‘mik’ i paidentifikuar i yllit të ndjerë të popit.

Sipas autoriteteve Nores, i cili shoqëroi Liam Payne ditët para se 31-vjeçari të ndërronte jetë, akuzohet për braktisjen e tij.

Gjithashtu akuzohet si bashkëpunëtor në furnizimin  e këngëtarit me drogë, të dy krimet dënohen me deri në 15 vjet burgim.

Por, Nores ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e  yllit të One Direction.

“Unë kurrë nuk e kam braktisur Liam, shkova në hotelin e tij 3 herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo. Kishte mbi 15 persona në hollin e hotelit që bisedonin dhe bënin shaka me të kur u largova”, tha ai.

Më pas shtoi: “Nuk mund ta imagjinoja kurrë se diçka e tillë do të ndodhte.

Unë e kam dhënë deklaratën time në prokurori më 17 tetor si dëshmitar dhe që atëherë nuk kam folur me asnjë oficer policie apo prokuror.

Unë nuk isha menaxheri i Liamit, ai ishte thjesht miku im shumë i dashur dhe ju lutem referojuni emailit që i dërgova Liam dhe ekipit të tij më 23 gusht.

Jam me të vërtetë zemërthyer për këtë tragjedi dhe shoku im më mungon çdo ditë”.

Dy punonjës të hotelit ku ndodhi tragjedia janë në mesin e 3 personave që tani po hetohen zyrtarisht nga autoritetet në lidhje me vdekjen e Liam, sipas ABC Neës.

Arrestimet vijnë pasi ylli i One Direction, vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin CasaSur Palmero në Buenos Aires më 16 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura