U largua nga vendi dhe fitoi azil në Spanjë, lideri i opozitës së Venezuelës: Do të vazhdoj të luftoj për demokracinë e vendit

Sep 9, 2024 | 7:17
SHPËRNDAJE

Kandidati i opozitës venezueliane Edmundo González është zotuar se do të “vazhdojë të luftojë” për demokracinë në vendin e tij, pasi iu dha azil në Spanjë.

Edmundo González

González u largua nga Venezuela të shtunën, pasi u fsheh për javë të tëra në ambasadën spanjolle në Karakas.

Ai mbërriti në bazën ajrore ushtarake Torrejón de Ardoz në Madrid me gruan e tij rreth orës lokale 16:00.

Largimi i 75-vjeçarit nga vendi pasoi trazirat në vazhdën e zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat presidenti Nicolás Maduro shpalli fitoren, diçka që u kundërshtua nga González dhe shumë pjesë të komunitetit ndërkombëtar.

Në një mesazh audio, González tha “se së shpejti do të vazhdojmë luftën për të arritur lirinë dhe rimëkëmbjen e demokracisë në Venezuelë”.

Para se të largohej nga vendi ndaj u lëshua një urdhër arresti, pasi qeveria e akuzoi për konspiracion dhe falsifikim dokumentesh, ndër të tjera “krime të rënda”.

Duke falenderuar mbështetësit e tij për shprehjet e solidaritetit dhe duke konfirmuar mbërritjen e tij në Spanjë, González tha: “Largimi im nga Karakasi u rrethua nga episode presioni, shtrëngimi dhe kërcënimesh se nuk do të më lejohej të largohesha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura