U larguan nga qendra sociale, gjenden dy prej të miturve! Ja si është gjendja e tyre, vijon puna për zbulimin e vendndodhjes së 13-vjeçarit

Sep 21, 2024 | 10:34
SHPËRNDAJE

Janë gjetur dy prej të miturve që u larguan nga qendra sociale në Elbasan. Uniformat blu raportojnë se 14-vjeçari dhe 13-vjeçari janë në gjendje të mirë dhe iu dorëzuan qendrës.

800-0-policia-2

Ndërkohë vijon puna për zbulimin e vendndodhjes së 13-vjeçarit tjetër që u largua nga qendra sociale.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura