Një ish-yll i Neighbors, e cila u martua me djalin e njerkut të saj, ka zbuluar se do të bëhen prindër së shpejti.
Scarlet Vas dhe bashkëshorti i saj Tayo Ricci do të mirëpresin një vajzë muajin e ardhshëm.
Çifti u takua kur ishin adoleshentë në Melburn. Por, ata u bënë ‘familje’ kur prindërit e tyre nisën një marrëdhënie së bashku.
Scarlett dhe Tayo ranë në dashuri dhe u martuan në ishullin grek të Mykonos në shtator të vitit të kaluar.
Së fundmi ata ndanë lajmin e tyre emocionues me një video të ëmbël në Instagram që tregon momentin kur zbuluan se do të bëheshin prindër.
“Baby Ricci. Mrekullia jonë e Krishtlindjeve”, shkruhet krahas videos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al