Deputetja e PD, Eld Hoti e cila u paraqit sot në SPAK për lëndën që hodhi në seancën e kaluar të Kuvendit. Pas përfundimit Hoti doli nga SPAK dhe foli për mediat.
Ne deklaraten e saj, Elda Hoti tha se SPAK duhet te therrase ministrat e qeverise, duke permendur Belinda Ballukun qe sipas saj vetem me Tunelin e Llogarase mori 50 milione euro nga tenderi.
Elda Hoti: Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë.
Ligjvënësja demokrate mbërriti në ambientet e Prokurorisë paraditen e sotme mbi lëndën e lëngshme të paidentifikuar që hodhi mbi deputetët e PS gjatë seancës parlamentare të 17 Tetorit, që u shoqërua me tensione.
Policia referoi materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për deputeten Elda Hoti, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pretenduar se demokratja u hodhi deputetëve socialistë benzinë, duke akuzuar Elda Hotin se rrezikoi jetën e tyre.
“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK”, tha Spiropali.
Më pas, kryeparlamentarja ndërpreu seancën duke u shprehur: “Po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, ndihet si era benzinë. Ndërpresim seancën për 10 minuta. Ju lutem verifikoni situatën”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al