Një 45-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, pasi gjatë drejtimit të mjetit dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë është përplasur me dy makina të parkuara.
Ka nisur puna nga ana e policisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al