Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.
“Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokon’i. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’. Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë”, tha deputeti socialist.
Ndër të tjera ai i quajti veprimet e opozitarëve ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje vendimin e Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.
“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, në fjalorin tim s’ka asnjëherë fjalë të papërshtatshme. Ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Erdhën të tjerët te unë. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’.
Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë. Aty ka shumë tension dhe veprime të dhunshme… Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që dëgjohet, më kujton 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit, kur shkruanin Shqipëria në luftë. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al