Një shofer kamioni 52 vjeç është arrestuar pasi ditën e djeshme përplasi një 58-vjeçar, i cili për fat të keq humbi jetën në spital.
Aksidenti fatal ndodhi në rrugën Kavajë-Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima banues në Berat kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër pak para përplasjes fatale me kamionin.
NJOFTIMI
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al