Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja në Korçë, ku një i ri është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar.
I riu është paraqitur në spital, ndërsa në dëshminë tij dhënë për uniformat blu ai ka deklaruar se personat kanë qenë me kapuç dhe nuk ka mundur t’i identifikojë.
I plagosuri ndodhet ne repartin e reanimacionit ne spitalin e Korçës me dëmtime në bark edhe në krahë.
Sipas informacioneve grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë pasi ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 tek Liceu, një zonë kjo e frekuentuar tepër në orarin kur ka ndodhur ngjarja.
“Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaroi policia.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar po në qytetin e Korçës u plagos me thikë Kostandin Ziu, 26 vjeç. Autori i kësaj ngjarje është 22-vjeçari me iniciale J.R.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al