U plagosën me thikë nga fqinji, por tentuan të fshihnin ngjarjen! Vihen në pranga dy vëllezërit në Mallakastër

Oct 12, 2024 | 19:52
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët kanë dhënë dëshmi të rremë në tentativë për të fshehur ngjarjen se nga kush ishin plagosur me thikë.

-640-0-policia-naten-702

Ata kanë deklaruar se ishin plagosur nga një konflikt me njëri-tjetrin, por deklaratat kontradiktore kanë bërë që Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë të thellonin hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet u zbulua se dy vëllezërit 26 dhe 28 vjeç  ishin plagosur me thikë nga fqinji i tyre 76 vjeç, i cili po ashtu u arrestua dhe përballet me akuzën “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/ Dhanë deklaratë të rremë në Polici, për të fshehur ngjarjen, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Në pranga dhe shtetasi që për motive të dobta plagosi me mjet prerës dy vëllezërit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë se në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur. Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.

Nisur nga deklarimet kontradiktore të dy vëllezërve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë thelluar hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 76 vjeç, banues në Ballsh, (fqinji i tyre).

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqsore”, dhe shtetasit A. B., 76 vjeç për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura