U qëllua brenda lokalit me pistoletë, detaje nga vrasja në Shkodër! Pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Aug 30, 2024 | 12:59
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në Shkodër, ku një person u vra me armë zjarri.

Mësohet se viktima është Elis Rroshkodoli, i cili sipas informacioneve raportohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë brenda një lokali në  afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.  Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur pistoletë në çantën e dorës së viktimës, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura