U qëllua me një plumb në kokë, detaje nga atentati ndaj biznesmenit! Eduart Reci po qëndronte i vetëm jashtë banesës së tij, kur… Sekuestrohen kamerat

Nov 14, 2024 | 8:26
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Eduart Reci, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës.

eduart reci atentat skene krimi

Raportohet 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor).

Biznesmeni mësohet se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”.

Dyshohet vikti është qëlluar nga lart në distancë. Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës, por nuk arriti që të mbijetojë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura