U qëllua me plumb pas koke dhe u braktis në urgjencë nga 3 persona me automjet të zi, vetëdorëzohet një nga personat e përfshirë në vrasjen e shqiptarit në Spanjë!

Oct 7, 2024 | 10:10
SHPËRNDAJE

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur vrasjen e një shqiptari në Spanjë, i cili u braktis në spitalin e Blanes në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua plagëce të marra. 

spital spanje

Sipas El Caso, viktima u dërgua në spital në orën 19:08 të së shtunës nga tre persona që ndodheshin në një automjet me ngjyrë të zezë.

Makina ka ndaluar para spitalit, tre persona kanë dalë dhe kanë lënë në dyert e urgjencës shqiptarin e plagosur rëndë, i cili nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Pasi e kanë braktisur ata janë larguar, ndërsa shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Një prej personave që dyshohet se braktisi viktimën në spital raportohet se është vetëdorëzuar në stacionin e policisë Mossos d’Esquadra.

Shqiptari që u braktis në urgjencën e Blanes kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, që dyshohet se është shkaktuar nga një pushkë, sipas informacioneve të para.

Dyshimet e Mossos d’Esquadra janë se vrasja lidhet me trafikun së marijuanës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura