Më në fund, Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj.
Lajmi u dha nga biznesmeni Elton ilirjani, i cili u ofrua për të ndihmuar artisten shqiptare e cila endej rrugëve të Njo Jorkut e pastrehë dhe e varfër.
Sapo pa videon e Simakut në rrugët e Amerikës e pastrehë, biznesmeni e strehoi atë në një dhomë hoteli.
Sot përmes një postimi në Instagram, ai tregoi se Simaku foli me video thirrje me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin.
Mënyra se si është trajtuar çështja e Parashqevi Simakut nga mediat dhe figurat e njohura shqiptare ka shkaktuar debate në opinionin publik.
Disa janë pro mënyrës se si po trajtohet këngëtarja, ndërsa të tjerë shprehen kategorikisht kundër, pasi sipas tyre ekspozimi i këngëtares në rrjetet sociale në momentet e saj më të vështira bëhet për klikime dhe përfitim të ardhurash nga personat që shpërndajnë videot e saj në rrjete sociale.
Ata thonë se publikimi i videove po cënon privatësinë e këngëtares.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al