“U riposhtërua për së dyti”- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Salianjit, Gjekmarkaj: Vendimi ishte shuplakë ndaj opinionit publik

Oct 15, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për të refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Ervin Salianjit.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj u shpreh se vendimi i gjykatës është një riafirmim i besnikërisë ndaj “padrinos së drejtësisë”.

I ftuar në emisionin Open në News24, ai e cilësoi këtë vendim edhe si një “shuplakë ndaj opinionit publik”, duke e riposhtëruar atë për së dyti pas “rrëmbimit të Salianjit nga politika”.

“Kam dy lexime për ngjarjen e sotme. Vendimin e gjykatës e shoh si riafirmim të besnikërisë ndaj padrinos së drejtësisë dhe si një shuplakë ndaj opinionit publik duke e riposhtëruar atë së dyti me këtë vendim, duke pasur parasysh gjithë reagimin për rrëmbimin e Salianjit nga politika duke e futur atë në burg. Po flasim për integrimin në Evropë dhe drejtësia përdoret si bahçe personale e një individi që hakmerret duke patur tentakulat e veta në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë për të nxjerrë mllefet që ka si ngarkesë historike”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura