Paulo Fonseca mori njoftimin se ishte shkarkuar si trajner i Milanit pas barazimit 1-1 me Romën.
Pas largimit nga San Siro, trajneri portugez komentoi lajmin për Sky Sport ku konfirmoi shkarkimin e tij.
Ai u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër dhe ka bërë gjithçka ka mundur.
“Kam folur me drejtuesit, është e vërtetë: Unë jam jashtë Milanit. E kam ndërgjegjen e pastër sepse kam bërë gjithçka çfarë munda”, deklaroi Fonseca.
Sergio Conceicao pritet në Milano të hënën më 30 dhjetor. Ai do të jetë trajneri i ri i kuqezinjve.
Conceiçao ishte pa klub, që nga largimi prej Portos në verë. 50-vjeçari qëndroi për plot 7 vite te klubi portugez duke qenë aktor kyç.
Në Itali do të jetë eksperienca e parë si trajner, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lacios, Interit dhe Parmos.
Kështu nga Fonseca kalohet te një tjetër portugez. Kontrata e Fonseca ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja dukej e pashmangshme.
Në kontratën e Fonseca-s ka një klauzolë që parashikon që, në rast shkarkimi brenda 6 muajve të parë, atij do t’i paguhet vetëm paga e vitit të parë dhe jo paga deri në skadimin e marrëveshjes së nënshkruar në korrik (d.m.th. deri në vitin 2027).
24 ndeshje qëndroi në krye për të gjitha kompeticionet. Me Milanin fitoi 12 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi po aq.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al