“U tejkalua çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës”- Tensionet në Komisionin Hetimor, kreu i Grupit Parlamentar të PS: Kolegët e PD t’i rikthehen rrugës së arsyes! Dhuna dhe bllokimet…

Oct 9, 2024 | 14:23
SHPËRNDAJE

Në korridoret e selisë së Kuvendit sot ka pasur tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi demokratët nuk janë lejuar të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Por kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka publikuar një video, ku shihet që demokrati Xhelal Mziu në një moment ka shtyre Milva Ekonomin. Për Peleshin, me këtë akt është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik.

Ai i bën thirrje kolegëve demokratë që të rikthen në rrugën e arsyes dhe të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimet.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputeti i përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu.  Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, shkruan Niko Peleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura