U vra nga sulmet izraelite, Netahyahu për komadantin e Hezbollahut: Nasrallah ishte motori qendror i boshtit të së keqes së Iranit

Sep 28, 2024 | 22:27
SHPËRNDAJE

Benjamin Netanyahu e ka quajtur Hassan Nasrallah “motorin qendror” të “boshtit të së keqes” të Iranit dhe ka konfirmuar se Izraeli qëndron pas vrasjes së tij.

netanyahu

“Ai dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu tha se ai arriti në përfundimin se “goditjet e fuqishme” që IDF i kishte rënë Hezbollahut këtë javë nuk do të mjaftonin.

Ai tha: “Për sa kohë që Nasrallah jetonte, ai do të kishte rivendosur shpejt aftësitë që i hoqëm nga Hezbollahu. Kjo është arsyeja pse unë dhashë direktivën, dhe Nasrallah nuk është më me ne”. 

Netanyahu e lidhi vrasjen me situatën në Gaza, duke argumentuar se Hamasi do të ketë më shumë gjasa të lirojë pengjet izraelite nëse sheh se Hezbollahu është dobësuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura