U zgjodh drejtuese politike e qarkut Tiranë, Spiropali: E nderuar për marrjen e detyrës! Edhe këtë herë, për fitore

Sep 8, 2024 | 16:44
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është zgjedhur drejtuese politike e qarkut të Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

spiropali

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali, e cila ka drejtuar qarkun e Shkodrës, u shpreh se ndjehet e nderuar me detyrën e rem ndërsa premtoi se do të garantojë fitoren.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.

E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!

Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë.

Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura