U zhduk pas kthimit nga Belgjika/ Detaje për 29-vjeçarin, mik me Can Karriqin e ekzekutuar me silenciator. Flet babai i dibranit

May 26, 2022 | 14:04
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar nga Dibra, Ulvi Skana, i cili banonte në Kamëz, prej dy javësh ka humbur kontaktet me familjarët dhe është shpallur i zhdukur nga policia.

Ulvi Skana

Ulvi Skana

I riu humbi kontaktet me familjarët që prej 17 majit, në orën 13:30, ndërsa ishte babai i tij, i cili ka bërë denoncim në komisariat dhe është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë problem.

“News24” raporton se 29-vjeçari Skana ishte mik me 35-vjeçarin Can Karriqi, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës së tij me targa të huaja në Kodër Kamëz, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar.

Karriqi sipas News 24 ishte mik me Ervis Martinajn si dhe shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir po vitin e kaluar.

Sipas News24, policia po heton për një largim të mundshëm me vullnetin e tij të Ulvi Skana.

Babai i 29-vjeçarit nga Dibra, Ulvi Skana, në një intervistë për News24, tha se djali u zhduk dy ditë pasi erdhi nga Belgjika.

INTERVISTA

Kur keni humbur kontaktin me djalin tuaj?
Ka humbur më 17 maj. Dy ditë para se të largohej erdhi nga Belgjika. Se kam parë fare. Nuk të gënjej.

babai-i-ulvi-skana-742x450

Sa qëndroi në Belgjikë?
Qëndroi 17 ditë

Ku kthye me vullnetin e tij?
Se kam pyetur. Erdhi në datë 15 në darkë. por se pyeta,. Ka qenë një herë në gjermani., mori një ekspuls. Pastaj iku në Belgjike. E ka fikur telefonin. Ne pritëm 3 ditë, mos është në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamzë. Më tha lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta, por më thanë se nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat. Nuk ishte i shtruar. Kishte raste që humbiste kontakte 10 ditë, por merrte telefon. Jo me humb kontakt zero më zero jo!

Nga informacionet e policisë rezulton se është përdorues i lëndëve narkotike, është e vërtet ?
Po

Me Can Kariqin, a njihej djali juaj?
Po, shumë.

Momentin që u vra Can Kariqi djali juaj është shoqëruar në Komisariat ?
Pas tri ditësh

Sa u mbajt?
Rreth 12 orë

Ka pasur raste të tjera të shoqërimit në Komisariat?
Jo, familja jonë nuk ka shqetësime të tjera apo edhe konflikte.

Gjatë këtyre ditëve që jeni në kërkim a ka pasur persona që mund ta kenë parë diku dhe kanë dhënë informacione?
Kanë thënë se e kemi parë këtu, por nuk besoj të bëjnë foto.

Po policia?
Deri tani asgjë nuk më ka marrë në pyetje, dy rrugë ka ose të jetë mirë ose i vdekur, se në hava nuk rrinë.

Keni dyshim se mund të jetë diku dhe të jetë larguar me dëshirën e tij?
Unë nuk e kam trajtuar keq.

Ju ka pyetur policia për lidhjen e djalit tuaj me viktimën Can Kariqi?
Jo, e dinte policia se e ka marrë vetë, e ka marrë inspektori i zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura