Pas çështjes së basteve, Gabriele Gravina ka përfunduar në syrin e disa politikanëve të cilët po e ftojnë pa shumë fjalë të japë dorëheqjen. Në mbrojtje të presidentit federal, numri një i Sindikatës së trajnerëve, Renco Ulivieri.
“U befasuam nga sulmet ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina. Sipas mendimit tonë, sulmet ishin instrumentale dhe gjithashtu të rrezikshme.
Ndoshta ata që kanë ndërhyrë nuk e dinin, por kjo lloj deklarate rrezikon të lërë Italinë të largohet nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk tolerojnë ndërhyrje politike në menaxhimin e federatave. Pikërisht tani, për më tepër, që presidenti Gravina ka marrë përsipër në Itali organizimin e kampionatit europian 2032”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al