UGSH vlerëson si “Reporteri i Vitit” gazetarin Erion Skëndaj, Presidenti Meta: Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe…

Nov 13, 2020 | 20:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar gazetarin Erion Skëndaj për vlerësimin nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  “Reporteri i Vitit”.

pjimage (17)

Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë”- kështu e ka konsideruar Kreu i Shtetit gazetarin Skëndaj, i cili sipas tij “ka rritur ndjeshmërinë e opinionit dhe ka nxitur reagime institucionale për zgjidhjen e tyre”. 

“Veçanërisht gjatë këtij viti, duke raportuar pa u lodhur nga terreni për pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 dhe mbi risqet e shumta për shëndetin e qytetarëve, Erjon Skëndaj është shndërruar në modelin e duhur të gazetarisë profesionale”, përfundon Meta.

Postimi i plotë:

Urime të përzemërta gazetarit të mirënjohur, Erjon Skëndaj, për vlerësimin plotësisht të merituar si ‘Reporteri i Vitit’, të dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë, Erjon Skëndaj përmes raportimeve për plagët sociale të shoqërisë, ka rritur ndjeshmërinë e opinionit dhe ka nxitur reagime institucionale për zgjidhjen e tyre. 

Veçanërisht gjatë këtij viti, duke raportuar pa u lodhur nga terreni për pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 dhe mbi risqet e shumta për shëndetin e qytetarëve, Erjon Skëndaj është shndërruar në modelin e duhur të gazetarisë profesionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura