“Uji brenda shtëpisë ka shkuar 50 cm”- Përmbytjet në Vlorë, qytetari: U përpoqëm t’i mbrojmë banesat por nuk mundëm! Dëmet janë të mëdha

Oct 5, 2024 | 15:35
SHPËRNDAJE

Vlora u përmbyt një ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Qyteti bregdetar ishte qyteti i cili u përball me një kolaps total, pasi shumë banesa u përmbytën, dhjetëra qytetarë u desh të evakuoheshin dhe të kalonin natën jashtë shtëpive pasi këto të fundit u përmbytën.

Screenshot 2024-10-05 153240

Në një lidhje live për News24, një banor ka treguar se në banesën e tij, uji ka arritur deri në 50 centimetër.

Qytetari shprehet se janë munduar të mbrojnë shtëpitë e tyre, por reshjet ishin shumë të dendura dhe uji arriti të futej në banesa.

“Dëmet janë të mëdha, të konsiderueshme çfarë të bëje brenda në shtëpinë, uji ka shuar në 50 centimetra, u munduam t’i mbrojmë shtëpitë por ishte e pamundur”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura