Ulet çmimi i energjisë elektrike nga 1 shkurti, ja kategoritë përfituese! Për bizneset e furrat e bukës s’ka ndryshime

Jan 7, 2025 | 12:21
SHPËRNDAJE

Prej datës 1 shkurt të këtij viti do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike, që do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, çka do të thotë se për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

mates energji elektrike

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025 për të përcaktuar dhe nivelin e ri të tarifave. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.

Ndërkohë që aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike u paralajmërua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku është bërë me dije se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura