Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se mashtron kur thotë se Unaza e Tiranës do të ndërtohet brenda vitit.
“S’ka hajdut më të shpërfytyruar”, theksoi Berisha, duke shtuar se “ajo çfarë bën sot lubi Balluku, tejkalon çdo lloj imagjinate”.
Kreu i PD-së u shpreh se Belinda Balluku “ulet në tryezë në biftek 1000 euro, sepse nuk mund ta ketë biftekun nën 1000 euro lubia”.
Sali Berisha: Çfarë bën sot lubi Balluku, tejkalon çdo lloj imagjinate. Unaza e Tiranës, që ka filluar në 2010 dhe është 27 km, në një hark kohor 3-vjeçar kemi ndërtuar 20 km tunele, kjo 27 km pa asnjë tunel, në terren të butë, pa asnjë shkëmb.
Këtë vit ka arritur që të ndërtohet vetëm gjysma e unazës dhe del lubia në Parlament, e mashtron shqiptarët ‘do ta përfundojmë brenda këtij viti’. Gënjeshtra, çfarë ka bërë, e copëtoi në 14 kontrata.
Një rrugë 13 km të ndahet në 14 kontrata, s’ka hajdut më të shpërfytyruar se këta, ajo ulet në tryezë në biftek 1000 euro, sepse nuk mund ta ketë biftekun nën 1000 euro lubia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al