Eksperti i energjisë, Eduard Elezi thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një propagandë elektorale.
I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai foli mbi efektet e fundit të vendimeve për uljen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri.
“Po të shikosh raportet që bën enti rregullator kemi një kompani të shpërndarjes e cila që nga 2015 deri më sot ka një problematike të madhe në menaxhim. Gjithashtu kanë probleme të tjera e3dhe KESH apo qoftë edhe OST. Ndaj kjo tarifë apo ajo që thuhet se është ulur tarfiuca është një propagandë elektorale. Tarifa me dy fasha 8.5 dhe 9.5 ka një tarifë mesatare në lekë. Ka që në 2015 që tarifa nuk ndryshon po rri po ajo që është miratuar në 2015. Paratë që ka marrë OSHEE shkojnë deri në 200 mln euro në vit. Nga 2015 deri më sot i bie që janë marrë mbi 2 mld euro tek qytetari”, tha Elezi.
Ai shtoi se me vendimin e fundit do të ketë ulje të çmimit nëse konsumatori harxhon deri në 700 kWh.
“Me vendimin e fundit, do të paguash më pak nëse harxhon deri në 700 kWh, por qytetari shqiptar sërish paguan më shumë sepse biznesit nuk i është ulur çmimi. Çmimi i energjisë për biznesin mbetet më i lartë,” tha Elezi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al