“Unë duroj shumë, do ta bëj deri kur..…”- Akuzat për dosjen “Xibraka”, kryeministri paralajmëron Bardhin: Do të kemi një ballafqim bashkë

Sep 12, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi se do të kenë një ballafaqim së bashku, lidhur me akuzat e tij për dosjen Xibraka.

edi rama1

Kreu i qeverisë u shpreh se do të durojë deri në momentin kur SPAK të nxjerrë të vërtetën.

“Do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur, unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “përshtymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97”.

Rama: Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtye, atyre e shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishte kallëzuar noc rrokun sepse kishe dërguar një informacion.

Nuk e keni mësuar akoma ju, se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë, do të duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur, unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër.

Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hajdeni përshtyje këtu dhe përshtymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura