Unë te Shqipëria? Brajan Gruda: Zemra ime thotë që tani dua të luaj për Gjermaninë, kam objektiv Botërorin 2026

Oct 9, 2024 | 22:52
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të talentit me origjinë shkodrane, Brajan Gruda, në radhët e Kombëtares shqiptare, por gjasat janë të mëdha që kjo gjë të mos ndodhë.  

GRUDAAA

Në fakt vetë lojtari mendon ndryshe. Sipas tij, synimi dhe ëndrra e madhe është të luajë me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026. Teksa është i grumbulluar  e kombëtaren U-21 gjermane, futbollisti me origjinë shqiptare, ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të federatës gjermane, teksa shprehet: 

“Jam i lumtur që jam këtu, po argëtohem, si në stërvitje dhe jashtë saj. Jam kthyer në stërvitje prej 1 jave. Mendoj se do të prezantohem ngadalë dhe do të marr disa minuta në ndeshjen e parë. Ndoshta më shumë në ndeshjen e dytë. Do ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time me U21, minutat do të më bëjnë mirë. 

Grumbullimi me kombëtaren A të Gjermanisë, ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Isha në gjendje të stërvitesha me lojtarë që më parë i shihja vetëm në TV. Ishte intensive dhe mund të shihje qartë ndryshimin në cilësi në krahasim me U21. 

Për momentin jam i lumtur që jam me U21 dhe ky është fokusi tani. Por të gjithë duan të luajnë për ekipin A. Synimi im është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm atje. Dua të fitoj gjithçka me U21. Është më mirë nëse i fitojmë të dyja. Do të vijë edhe koha ime në ekipin e të rriturve. 

Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por zemra ime më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, u shpreh Gruda.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura