Profesor doktor Petrit Bare, një prej figurave më të njohura të mjekësisë shqiptare dhe zv.rektor i Universitetit Luarasi, në podcastin EduVision në News24, ka rrëfyer eksperiencën e tij profesionale.
Bare tha se për vite ka qenë dekan i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tiranës, sikundër u shpreh se ka punuar si shefi i Urgjencës së Kardiologjisë dhe sot është shefi i Kardiologjisë dhe Departamentit në QSUT.
“Programet tona, infermiera bachelor 3 vite, se +2, nis vitin e ardhshëm për shkak të disa vonesave, por edhe kurset profesionale do të jenë në aplikim për vitin e ardhshëm. Këto kurse profesionale mungojnë në Shqipëri, por janë shumë të nevojshme”, tha Bare.
Bare i ka drejtuar një apel studentëve që nuk kanë fituar në degë të tjera që janë të mirëpritur në degët e Infermierisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë, pasi në Universitetin Luarasi, i cili ka një staf akademik të mrekullueshëm.
“Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi ka një staf të mrekullueshëm, me mjekë të mrekullueshëm, me zgjidhjen e praktikave shumë të mira në Spitalin Ushtarak dhe në njësitë e poliklinikave të Tiranës, pasi kjo ëshë një pjesë shumë e rëndësishme, për një rritje të cilësisë së mësimit, për një kërkim shkencor të planifikuar, një motivim të studentëve”, tha Bare.
Lidhur me kërkimin shkencor, zv.Rektori i Universitetit Luarasi, tha se Fakulteti i Shkencave Mjekësore është i ri, ka 3 vjet që ka ardhur pranë një Universiteti, i cili është një medaljon i artë, ka një emër shumë të madh, dhe mendoj se edhe ky fakultet do t’ia shtojë medaljonin “Luarasit”.
“Fakulteti i Shkencave Mjekësore e ka justifikuar me pjesëmarrjen e lartë, por edhe shumë cilësor. Ka një bashkëpunim mes pedagogëve dhe studentëve, ka mundësi praktike dhe laboratorike. Kemi zhvilluar dy konferenca shumë të mira shkencore, me pjesëmarrjen e vendeve të Rajonit. Kemi bërë një program, po punojmë në grup, për të krijuar sa më shumë bashkëpunime dhe vlen të theksohet këtu vajtja në Erasmus”, tha Bare.
Në vijim, kardiologu i njohur ka folur për faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Infaktin e miokardit, Bare, e cilësoi si faktorin më të rrezikshëm.
“Mund të ndodhë dhe nëse nuk kapet në kohën e duhur, koplikohet me krizën e hipertensionit. i sëmuri me dhimbje gjoksi, djersë të forta, probleme me frymëmarrjen, duhet të marrë një trinitinë, dhe të niset me urgjencë drejt Urgjencës Kardiologjike”, tha Bare.
Ai tha se debrifilatorët mund të shpëtojnë në rastet e infakteve të miokardit.
“Mendoj se në qendrat komerciale, në stacionet e trenave, aeroporte, në pikat ku ka shumë njerëz dhe lëvizje, duhet të ketë debrifilatorë, pasi në rastet kur ka ngjarje të tilla të goditjes nga infakti i miokardit, shpëtojnë jetë njerëzish”, tha Bare.
Ai i bëri thirrje pacientëve që të bëjnë depistimin e tyre.
“Nëse ndjejnë se kanë luajtje të tensionit, apo kanë dhimbje të toraksit, duhet të shkojnë direkt te mjeku pa humbur kohë. E para është profilaksia për një të sëmurë, por mendoj se duhen vendosur pajisje të tilla si debrifilatorët, nuk kanë kosto të mëdha, shikoni Italinë, janë të vendosur edhe në plazhe”, tha Bare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al