Drejtues Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, e konsideroi si bastarde sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve demokratë, duke thënë se urdhri për përpasjen mes tyre është politik.
“E keni parë që nuk jemi konfliktuar me njeri, nuk i kemi ofenduar. Urdhri politik është bërë se janë në trembur nga reagimi i qytetarëve, ne do të vijojmë protestën. Kjo është një sjellje kafshërore e policisë”, tha Këlliçi.
Demokrati ndër të tjera ka paralajmëruar dhe Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin tha se do mbajë përgjegjësi për gjithçka që i ka bërë PD-së.
Këlliçi e cilësoi Hoxhën si “pinjolli i diktaturës dhe stërnip i Enver Hoxhës”.
“Kështu është kur drejtohesh nga pinjolli i diktaturës dhe nga një stërnip i Enver Hoxhës dhe ne do vazhdojmë betejën deri në orën 20. kur e kemi njoftuar protestën. Ervin Hoxha do mbash përgjegjësi për çfarë po i bën PD. Do mbash përgjegjësi një më një, do merremi dhe me ty, fije për fije, do të kthen mbrapsht. Do ta paguani një më një, ne nuk hapim rrugë”, përfundoi Këlliçi.
Belind Këlliçi: Patëm situata tensioni, policia ka shtyrë njerëzit. Protestuesit kanë qenë paqëso nuk kanë pasur përplasje. Është një sjellje bastarde e policisë që mishëron më së miri fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Urdhri i sotëm për të goditur qytetarët është një urdhër politik për të trembur qytetarët.
E keni parë që nuk jemi konfliktuar me njeri, nuk i kemi ofenduar. Urdhri politik është bërë se janë në trembur nga reagimi i qytetarëve, ne do të vijojmë protestën. Kjo është një sjellje kafshërore e policisë. Kështu është kur drejtohesh nga pinjolli i diktaturës dhe nga një stërnip i Enver Hoxhës dhe ne do vazhdojmë betejën deri në orën 20. kur e kemi njoftuar protestën.
Ervin Hoxha do mbash përgjegjësi për çfarë po i bën PD. Do mbash përgjegjësi një më një, do merremi dhe me ty, fije për fije, do të kthen mbrapsht. Do ta paguani një më një, ne nuk hapim rrugë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al