TIRANE- Në një urdhër të 15 janarit 2014, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndalon çdo punonjës policie dhe te Minsitrise se Brendshme që të përdorë simbolet e policisë në rrjetet sociale Facebook, Twitter apo te tjere. Nëse kjo ndodh një punonjës i policisë mund ta paguajë deri me largimin nga puna.
Urdhri i brendshëm për komunikimin elektronik dhe etikën e punonjësve të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve në varësi të këtij dikasteri, përbëhet prej 10 pikash, ku punonjësve të policisë dhe ministrisë së Brendshme u sanksionohen rregulla të qarta të përdorimit të rrjeteve sociale, Facebook, Twitter, Myspace, Blog dhe Linkedin.
“Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk duhet të përdorin për asnjë rast shenjat apo simbolet e Ministrisë në profilet personale në rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Bllog, Myspace, Linkedin, etj.”- thuhet në pikën 2 të urdhrit të Tahirit.
Sipas këtij urdhri punonjësit e policisë në çdo postim që bëjnë në profilet e tyre personale duhet të bëjnë të qartë faktin se është mendim personal dhe nuk flitet në emër të institucionot.
Nuk lejohet po ashtu edhe komentimi apo postimi i materialeve, dokumenteve ose fotove të cilat kanë karakter të brendshëm dhe janë të lidhura me punën dhe ushtrimin e detyrës si dhe të çdo shenje dalluese që mundëson identifikimin si punonjës i Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, në pikën 8 të urdhrit përkufizohen rregullat për veshjen e punonjësve të policisë ku duhet të evitohet në çdo rast mbajtja e aksesoreve të çmuar (unaza , byzylyke, varëse) që tërheqin vëmendjen ose janë në kundërshtim me paraqitjen e rregullt dhe uniformen e policit!
Për çdo shkelje të konstatuar nga ana e punonjësve të policisë të sanksionimeve të vendosura nëpërmjet këtij urdhri, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, do të fillojë ecuria disiplinore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al