Ushqimi i shëndetshëm është një pyetje që na ka shqetësuar shumë vitet e fundit, si për arsye shëndetësore, ashtu edhe për arsye të ruajtjes apo uljes së peshës. Ka shumë mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar, pra të ushqehemi siç duhet dhe shëndetshëm.
Çfarë është ushqimi i shëndetshëm?
Është një praktikë që ne e zbatojmë në planifikimin e vakteve tona dhe ushqimet të cilat duhet t’i konsumojmë në kohë të caktuara.
Pyetjet që na kërkohet t’i bëjmë vetes janë këto:
-Çfarë ha?
-Kur e ha
-Ku e ha
-Pse e ha?
Pse na ndihmon kjo taktikë?
Kur reflektojmë se përse bëjmë zgjedhje të caktuara ushqimore, kemi kohë të marrim parasysh të mirat dhe të këqijat e zgjedhjeve tona dhe të fillojmë përfundimisht të hamë më me vetëdije dhe rrjedhimisht më të shëndetshme.
Kjo tendencë e veçantë na ndihmon:
– Të hamë vetëm kur jemi të uritur;
– Ndihmon në procesin e tretjes pasi na pengon nga ngrënia e panevojshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes;
– Ndihmon të respektojmë dietën tonë nëse kemi vendosur;
– Redukton stresin;
– Na orienton drejt zgjedhjeve më të shëndetshme, pasi kur të jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që hamë, do të shmangim ato më të pashëndetshmet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al