“Ushtarë të bandave që i kanë veshur me uniformë policie”- Përplasjet në protestë, Bardhi i revoltuar: Kanë marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës

Nov 26, 2024 | 17:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pretendon se është dhënë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës dhe protestuesit.

Sipas tij, disa policë që nuk kanë numër identifikimi janë të dërguar të bandave, që i kanë veshur me uniformë.

“Mund të jenë ose të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët e PD ose patronazhistë që këta i kanë dhënë uniformën e policisë. Nuk lejohet asnjë polic pa numër identifikimi apo pa emër. Pjesa e të rinjve që janë prapa janë pa numër identifikimi, që do të thotë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformëve policie”, tha Bardhi.

protesta e opozites  (7) protesta e opozites  (6) protesta e opozites  (5) protesta e opozites  (4) protesta e opozites  (3) protesta e opozites  (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura