Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollahut

Oct 6, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Khader Ali Tawil.

sulme

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se Khader kishte punuar me dy të tjerë, Muhammad Haidar dhe Hassan Nathir al-Ra’ini, të cilët u vranë në fillim të javës, raporton BBC.

Sipas ushtrisë, të tre ishin përgjegjës për një raketë antitank që goditi qytetin Kfar Yuval në kufirin verior të Izraelit në janar.

Sulmi rezultoi në vdekjen e Barak Ayalon, i cili ishte pjesë e skuadrës së reagimit të urgjencës të qytetit, dhe nënës së tij 76-vjeçare.

Hezbollahu nuk e ka komentuar deklaratën e ushtrisë izraelite që nga postimi i saj këtë mëngjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura