Ushtria izraelite vijon ofensivën në rajon, Netanyahu i bën thirrje popullit iranian: Ne jemi me ju! Mos lejoni grupet e teokratëve të shtypin shpresat tuaja

Sep 30, 2024 | 16:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për popullin e Iranit, ndërsa sukmet izraelite vazhdojnë kundër grupeve të mbështetura nga Irani, Hamas, Hezbollah dhe Houthis.

WhatsApp Image 2024-09-30 at 16.34.24

Në një video tre minutëshe të postuar në X, Netanyahu akuzon liderët e Iranit se mbajnë fjalime për mbrojtjen e Gazës dhe Libanit, por sipas tij, çdo ditë ai regjim e zhyt rajonin më thellë në errësirë ​​dhe më thellë në luftë.

“Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë, nuk ka ku nuk do të shkojmë për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë,” thotë ai. “Me çdo moment që kalon, regjimi po ju afron ju, popullin fisnik pers, më pranë humnerës”, thotë ai.

Netanyahu thotë se kur Irani të jetë i lirë, duke thënë se ai moment do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit, atëherë gjithçka do të jetë ndryshe dhe të dy kombet do të jenë në paqe.

“Irani do të lulëzojë si kurrë më parë,” thotë ai, duke shtuar: “Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë të shtypin shpresat dhe ëndrrat tuaja. Ju meritoni më mirë.”

“Populli i Iranit duhet të dijë se Izraeli qëndron me ju. Jemi së bashku per një të ardhme prosperiteti dhe paqeje,” shton ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura