Uzuni kundër Granadas, sulmuesi i Spanjës i del publikisht në krah futbollistit shqiptar

Jan 14, 2025 | 17:18
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni është “i ndarë në shtëpi” në këtë periudhë te Granada, pasi vazhdon të mos stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të vendimit të klubit rreth tij. Uzuni ka marrë një ofertë tunduese nga Austin FC në MLS, por klubi nuk e lejon të largohet, teksa njëkohësisht as nuk i përmirëson kushtet financiare siç ia kishte premtuar.

daaddsdssdsdsdsdsad

Në këtë situatë, tifozët e Garandas janë vënë në krah të Uzunit, falë të cilit kanë 17 nga 34 pikët që ka në total Granada në këtë sezon dhe është e qartë se pa bomberin shqiptar, klubi do të ishte në telashe të mëdha.

Në mbështetje të lojtarit publikisht ka dalë edhe sulmuesi i Spanjës dhe i Bajern Mynih, Brajan Zaragoza. Lojtari, i cili ka luajtur përkrah Uzunit para se të transferohej në Gjermani, ka bërë nëj mesazh publik në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me lojtarin shqiptar ku shkruhej “Të dua”.

Një mesazh miqësie dhe mbështetje, për të cilin edhe Uzuni e ka falënderuar. “I njeh më mirë situatat, ta ndjej mungesën”, ishte përgjigja e tij për sulmuesin spanjoll nëpërmjet rrjeteve sociale.

WhatsApp Image 2025-01-14 at 4.17.36 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura