Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta. Me këtë artikull, do t’ju tregojmë rreth arsyeve përse këtë suplement duhet ta përdorni për të mirën e zemrës suaj.
Përdorimi i vajit të peshkut ul rrezikun e atakut në zemër me 8%
Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.
Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.
Roli dhe burimet ku mund ta gjeni
Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë. Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit.
Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular.
Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre.
Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3. Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.
AgroWe.org ju sugjeron që gjithashtu të lexoni etiketat e produkteve që të dini nëse kanë në përmbajtjen e tyre këtë yndyrë.
Doza dhe efektet
Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë.
Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës.
Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.
Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj./AgroWe.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al