Vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën “Girls on fire”! Emocionohet këngëtarja: E vogla ime, dashuria…

Nov 29, 2024 | 14:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, së fundmi ka publikuar një video për ndjekësit teksa vajza e saj e vogël, Abi, ka performuar  në skenë në një nga koncertet e artistes.

aurela-gace1

Këngëtarja është parë e emocionuar teksa sheh të voglën e saj të këndojë  këngën “Girl on fire.”

Krahas postimit në Instagram, Aurela na la të kuptojmë se kishte qenë dëshira e Abit për të dalë në skenë, pasi e ka pyetur mamanë e saj para koncertit nëse do ta lejojë të këndojë.

“Dashuria ime , e vogla ime❤️ – Ti do më lesh mua të këndoj në skenë apo jo? ( pyetja e saj mbrëmë)” ka shkruar Aurela.

Aristja shpesh poston foto dhe momente me dy vajzat e saj. Disa kohë më parë ajo publikoi dhe një këngë të titulluar “ O ma”, të cilën e këndonin të treja së bashku dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Pak ditë më parë në një intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për  dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë.

Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.

Teksa nuk fshehu frikën që kishte gjatë gjithë shtatzënisë, Aurela Gaçe tha se gjatë muajve të regjimit absolut nëna e saj ka ndenjur me atë gjatë gjithë kohës dhe si iu desh që të flinte në tokë për tre muaj, pasi Aurela jetonte në një shtëpi të vogël asokohe.

Aurela Gaçe: Shtatzënia e parë ka qenë e lehtë, e qetë,. Kam punuar deri ditët e fundit, kam qenë shumë aktive….Shtatzënitë kanë qenë të ndryshme nga njëra tjetra. Me vajzën e dytë kam pasur rrezik dështimi. Filluan dhimbjet që pesë javëshe. Me Abin kam qenë pothuajse 6 muaj e gjysmë, 7 muaj në regjim shtrati absolut. Ki parasysh me shumë ilaçe dhe jo nuk ka të bëjë me moshën, ka vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, se ndonjëherë edhe të lëndojnë. Dukem shumë tip i fortë por jam njeri, sa më e fortë të dukesh aq më e brishtë je. Sigurisht që më lëndonin, se ndoshta nga mosha, Jo!. Ke vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, ose që nuk munden të mbeten shtatzënë. Është gabim kjo…nuk është kollaj, një jetë merr jetë nga një jetë, nuk e kupton deri kur e provon. Shtatzëninë e Abit e kam kaluar në mënyrë shumë të lodhshme të frikshme, isha gjithmonë në frikë. Mjeku më kishte thënë se mund të ndodh edhe nëse ti je ne regjim shtrati. Kisha mamin non stop gjatë gjithë kohës, kisha vjehrrën. Ne jetonim në një shtëpi të vogël dhe mami për tre muaj është shtrirë në tokë , ka fjetur në tokë deri sa është bërë shtëpia pak më e madhe që është zgjeruar, sepse nuk kishte vend. Numëroja ditët…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura