Do të habiteni kur mësoni se disa vakte që i konsumoni për mëngjes, por nuk janë aq të shëndetshme sa keni menduar.
Pancakes
Me siguri të gjithë e dimë se petullat nuk janë zgjidhja më ushqyese për tryezën tonë të mëngjesit. Por disa ushqime të pashëndetshme nuk janë aq të lehta për t’u dalluar.
Drithërat me fruta të thata
Drithërat me fruta të thata mund të duken si kombinimi perfekt, por fatkeqësisht kjo drithëra është një makth për dikë që shikon karbohidratet e tyre.
Frutat e thata zakonisht janë plot me sheqer. Në vend të kësaj, zgjidhni drithërat sipas zgjedhjes suaj dhe shtoni frutat tuaja.
Granola
Ndërsa ka disa opsione të shëndetshme granola në treg, ka edhe disa që janë të pasura me sheqer të shtuar, yndyra të ngopura ose rreth aq shumë kalori sa një filxhan patate të skuqura. Ajo që mund të bëni është të hidhni një sasi të vogël granola sipër kosit të bardhë.
Smoothies
Nëse hyni në një dyqan që prodhon smoothie, do të habiteni kur mësoni se shumica e pijeve kanë midis 350 dhe 400 kalori dhe mbi 100 gram karbohidrate.
Gjithashtu, është fakt që kaloritë e lëngshme nuk janë aq të kënaqshme sa ushqimet e plota. Prandaj është më mirë të konsumoni të gjitha frutat dhe perimet që përmbahen në pijen që do të zgjidhnit.
Kosi i ftutave
Vetëm krahasoni të dhënat për 1 filxhan kos origjinal (120 kalori, 22 gram proteina dhe 9 gram karbohidrate) kundrejt 1 filxhan kos frutash (210 kalori, 18 gram proteina, 27 gram karbohidrate). Zgjidhja, përmirësoni kosin tuaj të thjeshtë me fruta të freskëta dhe arra.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al