Hyrja e Gjestit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duket se nuk është pritur mirë nga banorët.
Gjatë spektaklit të BBVA banorët shprehën ankesat e tyre lidhur me sjelljen e Gjestit.
Laerti ishte një ndër banorët që foli ashpër ndaj këngëtarit. Ai u shpreh i revoltuar edhe për një deklaratë që Gjesti bëri gjatë ditëve për Valbonën dhe Laertin.
Gjatë një diskutimi në shtëpi Gjesti tha se “Valbona opo bën qejf me Laertin”.
Kaq është dashur që në shtëpi të “ndizen gjakrat”.
Laerti dhe Valbona kërkuan shpjegime nga Gjesti. Ky i fundit tha se ata e kanë nxjerrë deklaratën jashtë kontekstit, me Laertin që e akuzoi atë për analfabetizëm.
Pjesë nga debati
Laerti: Ti tallesh me njerëzit. Ti provokon njerëzit. Po analfabetizmi yt… Nuk e përfaqëson ti Kosovën. Kosovën e përfaqësojnë martirët e UÇK-së. Turp. Tani flet me shumë logjikë… Ti e ke prishur gjumin dhe gjumi është i shenjtë.
Gjesti: Mua po më përmendet familja.
Laerti: Kush është Valbona more vëlla?
Gjesti: Lëre UÇK-në. Për çfarë je duke folur?
Amber: Nëse më parë ka qenë problem G Bani, tani problem është Gjesti. E para duhet përkthim shqip-shqip, sepse nuk e kuptoj se çfarë thotë. Sa i përket fjalës, në momentin që e ka thënë Jozi, ai ka ardhur këtu të bëjë lojën e vetë dhe normalisht që do e përdorë. Por kjo nuk do të thotë që të kalojmë në terma të tjera. Kur kam ardhur këtu, kam gjetur njerëz qytetarë dhe që ja kanë kaluar mirë. Mendoj se ka kaluar faza e shakasë. Ajo e bërtitura ime aty… Ne jemi njerëz dhe reagojmë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al