Valer Kolnikaj i “Big Brother” rrëfen jetën si drejtor dhe showman: Gruaja ime Mandalena lind vetëm djem, por nuk do të ndalem…

Jun 21, 2019 | 13:50
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ Ai bën atë që shumë pak djem mund të arrijnë ta bëjnë, të jetojnë mes punës në administratë dhe botës së televizionit. Ish-lojtari i spikatur i “Big Brother” Valer Kolnikaj prej gjashtë vitesh është drejtor i një qendre shëndetësore, ndërkohë që po përgatitet të rikthehet në ekran në shtator, si pjesë e një show me shumë audiencë.

Por suksesin më të madh në jetë ai konsideron familjen e tij, së cilës sapo i është shtuar një pjesëtar i ri, djali i porsalindur Elizeo. Për gjithçka ka ndodhur në jetën e tij këto kohë që i ka munguar ekranit, planin për ta zgjeruar më tej familjen dhe punën në administratë që, sipas tij, funksionon si “Big Brother”, Valeri flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.valer kolnikaj3

Sapo je bërë baba për herë të dytë i një djali. Cili është kuptimi i emrit Elizeo dhe si e përjetove që lindi në natën e shenjtë të Shna Ndout?

Elizeo ishte emri që na u fiksua shumë mua dhe Mandalenës, na duket shumë i veçantë, pastaj, kur kërkuam info, na treguan që ishte emër biblik, i një shenjti (që citohet dhe në Kuran), emër hebraik dhe kishte kuptimin “Zoti është shpëtimi im”. Nata e Shna Ndout është e shenjtë dhe para 1 viti i jemi lutur me shpirt të dy të bekoheshim me fëmijë sërish, prandaj për ne është një mrekulli e radhës.

U gëzove që u bëre prapë me djalë, apo në dëshirat e tua ishte një vajzë?

U gëzuam pafund që Dario u bë me vëlla dhe urojmë të bekohemi sërish me vëllezër, sepse Mandalena thotë që djalë do të jetë prapë (qesh)! Por të gjithë ne e duam dhe një vajzë. Pra, katër djem e një vajzë!

valer kolnikaj2

Pra plani yt është për ta zgjeruar dhe më tej familjen?

Dikur thosha një skuadër futbolli (qesh). Po aty afër do Zoti i afrohemi.

Nëse dy djemtë do të bëheshin fiks si ty në pamje e sjellje, do të të pëlqente?

Duket që kanë marrë më shumë nga nusja dhe familja e saj (sidomos vëllai e babai i saj). Dhe po të ngjanin nga ne, njësoj më të bukurit e botës do të ishin për familjet tona. Nëse do të bëheshin fiks si unë, gjithsesi njësoj do jetë, pasi lumturia jonë është t’i shikojmë mirë.

Ke krijuar tashmë një familje të konsoliduar e të lumtur. Cili është sekreti i funksionimit, ti burri apo Mandalena gruaja?

Padiskutim që gjithçka është krijuar e bukur mes nesh, me bazë të fortë nga harmonia e dashuria që kemi. Të dy plotësojmë njëri-tjetrin e uroj që fëmijët të marrin më të mirën nga ne!

valer kolnikaj

Çfarë partnere është Mandalena me ty, xheloze apo indiferente?

As xheloze, as indiferente. Por Mandalena është një perfeksion, njeriu më i bukur, më i qetë, më mirëkuptues e që ma zbukuron jetën

Të mirëkupton edhe për fotot seksi që ti bën apo ndodh që të thotë “tani e teprove”, duke qenë se ajo vetë ruan profil serioz?

Profili i saj dhe i imi nuk lëkundet nga askush e asgjë. Ajo e dinte që në fillim që ka në krah një person që e do televizionin dhe ia del mirë me gjithçka. Fotot, budallallëqet e gjithçka e imja në ekran janë pjesë që plotësojnë figurën time prej showmani. Jam i lumtur që s’kam konkurrencë, pasi vë re që njerëzit e ekranit janë bërë të dobët. Edhe duan të jenë në qendër të vëmendjes gjithë kohës, edhe s’kanë forcë të përballojnë vëmendjen e reagimet e tyre, prandaj mbeten aspak interesantë.

valer kolnikaj1

Ndërkohë, puna jote e përditshme është profesioni i mjekut. Ke plan të kthehesh në televizion?

Si mjek e drejtor në Qendrën Shëndetësore “Kastrat” po bëj afërsisht 6 vite punë dhe kam në kujdes 12 mijë banorë e një staf prej 28 personash mjekë e infermierë. Kurse në televizion, këtë sezon të ri në shtator do të jem pjesë e një spektakli fantastik. Stafi ishte yll, me emocione në çdo javë, me audiencë të lartë, por që me praninë time synoj të rris kurbat dhe zhurmën që ka ky show, që është dhe qëllimi im personal kur më besohet një pjesëmarrje e bukur si kjo. Kontratën e kam firmosur që tani, por duhet të respektoj produksionin dhe mezi po pres të duroj pa e ndarë me publikun. (Qesh)

Si një lojtar i “Big Brother” mendon se dhe administrata funksionon si një lojë e tillë?

Si një nga lojtarët më të fortë që ka njohur formati i “Big Brother” mund të them me bindje që, në realitet, “Big Brother” shqiptar është politika dhe banorët e formatit janë politikanët. Që nga dalja ime nga “BB”, kam takuar shumë prej tyre dhe kam kuptuar që na kishin ndjekur ditë e natë, pasi me përmendnin detaje shumë të imta të lojës sime brenda. Cili nga politikanët më identifikon mua e lojën time brenda BB? Sigurisht ai që u bën zborin të gjithë tjerëve (qesh). Mendojeni vetë, nr 1.

valer kolnikaj4

Të jetosh në Koplik dhe të bësh jetë si VIP, si realizohet dhe çfarë mund të veçosh nga jeta që ti bën?

Realizohet më së miri kur ke familjen e njerëzit e mirë në krah. Unë jam shumë i lumtur që ia kam dalë mirë!

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura