Nuk ka paqe në dashuri për Vanda Narën. Modelja argjentinase vijon të mbetet në qendër të trekëndëshave të dashurisë dhe të historive rozë. Pas ndarjes së bujshme nga Mauro Ikardi, ajo kaloi një lidhje me këngëtarin L-Gante, të cilës i dha fund vetëm pak javë më parë.
Por Vanda nuk ka humbur kohë, teksa mediat argjentinase raportojnë se ka filluar romancë të re me një burrë misterioz. Një histori që rikthen në skenë sërish Ikardin. Partneri i ri i Vandës quhet Karlos dhe është fqinj me futbollistin argjentinas.
Bëhet fjalë për një multimilioner, të cilin Vanda e ka njohur nëpërmjet motrës së saj. Por ajo që e intrigon më shumë këtë histori është fakti se Karlos banon në një lagje elitare në Buenos Aires, pikërisht në të njëjtën zonë ku jeton edhe Ikardi me të dashurën e tij, Çina Suarez.
Kështu që Vanda dhe Ikardi, edhe pse të ndarë, vazhdojnë t’i kryqëzojnë rrugët e tyre, ndërsa lagja Nordelta mund të mos jetë më e qetë si më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al