Djali i ish-udhëheqërit komunist, Sokol Hoxha mbështet bashkëshorten e tij, Liliana Hoxhën për deklaratat e forta se Enverin e eleminuan.
Ne nje interviste per “Panorama”, Sokol Hoxha i kujton Isuf Kalos se të njëjtin reagim me të njëjtat epitete ka mbajtur për të dhe Lilianën edhe para disa vitesh, kur ai ka treguar të vërtetat që di për vdekjen e Enver Hoxhës dhe rolin e Ramiz Alisë në të.
“Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet anti-Enver. Blairi me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), s’ka se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj”- thote ai.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al