Vdekja e këngëtarit Liam Payne, thyen heshtjen familja e tij: Jemi të shkatërruar!

Oct 17, 2024 | 14:06
SHPËRNDAJE

Familja e Liam Payne ka thënë se janë “të shkatërruar” nga vdekja tragjike e këngëtarit në moshën 31-vjeçare.

liam

Ish-ylli i One Direction ka rënë nga kati i tretë i hotelit Casa Sur Palmero në Argjentinë pak pas orës 17:00.

Duke folur nga shtëpia e tyre familjare në Wolverhampton, një anëtar i familjes i tha DailyMail: “Jemi absolutisht të shkatërruar nga lajmi”.

Motrat më të mëdha të Payne, Nicola dhe Ruth, mbërritën në shtëpinë Codsall herët këtë mëngjes ku po mblidhej e gjithë familja.

Ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, tha policia.

La Nacion raporton se para incidentit, stafi i “Hotel Casa Sur” thirri policinë për të denoncuar “një person agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit”.

“Ne u lajmëruam për një person që ndodhej në një oborr të brendshëm të hotelit Casa Sur. Përgjigjet e para mbërritën dhe konfirmuan vdekjen e 31-vjeçarit. Më vonë zbuluam se ai ishte një këngëtar në një grup muzikor. Fatkeqësisht, ai kishte lëndime fatale si pasojë e rënies së tij, kështu që na u desh të konfirmojmë vdekjen e tij. Nuk kishte asnjë mundësi për reanimim ”, thuhet në deklaratën e autoriteteve lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura