Vdekja tragjike e nënë e bijë në Tetovë, arrestohet kryefamiljari! Zbardhen detaje nga krimi, viktimat u gjetën nga gjyshja, shkoi në banesë si mjeke pasi mori telefonatë se…

Oct 9, 2024 | 8:51
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga vdekja tragjike e nënë e bijë, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën ku jetonin në Tetovë.

Screenshot_29-1-780x470

Gruaja dhe vajza e saj e mitur u gjetën rreth orës 14:00 në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pas zbulimit të ngjarjes tragjike, në pranga u vendos kryefamiljari 50-vjeçar, pasi sipas mjekëve në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.

50 vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, raportoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura