Mançester Siti ka njoftuar për vdekjen tragjike të një tifozi, që po ndiqte dje derbin me Junajtid.
Një urgjencë shëndetësore, që nuk u vërejt gjatë ndeshjes, përfundoi me ndarjen nga jeta të tifozit.
“Mançester Siti është në dijeni të lajmit tragjik se një nga tifozët tonë ka ndërruar jetë pas një urgjence shëndetësore në ndeshjen e djeshme.
Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë kohë tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Derbi i djeshëm u fitua ndërkohë me rezultatin 1 me 2 nga Junajtid, që ia doli të triumfojë duke përmbysur disavantazhin një goli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al